Të fundit

Bill Clinton së shpejti do të dalë nga spitali

Të shtunën në mëngjes, Hillary Clinton ishte pranë ish-presidentit amerikan Bill Clinton, në spitalin ku po shërohet për një infeksion.

Clinton është mirë dhe do të lirohet së shpejti nga spitali në Kaliforni, tha presidenti amerikan Joe Biden, transmeton Klankosova.tv.

Biden tha gjatë një fjalimi se ai kishte folur me Clinton dhe se ‘ishte mirë’.

“Ai nuk është në gjendje të rëndë. Do të dalë së shpejti, nesër apo pasnesër”, tha më tej Biden.

Clinton, 75 vjeç, u pranua të martën me një infeksion që nuk kishte lidhje me COVID-19, tha zëdhënësi i tij. Ai kishte një infeksion urologjik që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut, por ai është në shërim dhe kurrë nuk kaloi në shok septik, një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci