Të fundit

Palokaj: Vuçiqi e konfirmoi se s’do të zbatojë një pjesë të marrëveshjes

Korrespondenti i Kohës në Bruksel, Augustin Palokaj, ka deklaruar se presidenti serb është shprehur në Bruksel se s’do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, e sipas tij, kjo nënkupton moszbatim të marrëveshjeve të dakorduara.

Palokaj ka thënë në KTV të enjten se pala serbe është shprehur se s’do ta njohë Kosovën dhe s’e njeh integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës.

“Vuçiq u shpreh i gatshëm të pranonte Asociacionin e edhe ai tha që takimi ishte si bazë për diskutime të mëtejme. Në një moment konfirmoi dyshimin e palës kosovare, ku tha se Serbia është e gatshme t’i zbatojë të gjitha obligimet. E kishte fjalën për marrëveshjen e nënshkruar në 2013-n e edhe ato të dakorduarat. Serbia s’do të pranojë anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara…Në njëfarë mënyre ai konfirmoi se s’do të zbatojë pjesë të marrëveshjeve pasi vetë Aneksi i Ohrit dhe Marrëveshja e shkurtit flasin për integritetin territorial”, është shprehur ai.

Sipas korrespondentit, situata aktuale në Bruksel është e paqartë, e siç tha ai, pritet reagimi i Bashkimit Evropian për takimet e sotme.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci