Të fundit

Gërvalla: BE-ja të sanksionojë Serbinë, çdo vonesë nxit përshkallëzimin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka ftuar Bashkimin Evropian që të sanksionojë Serbinë për sulmet në Banjskë më 24 shtator, duke shtuar se Serbia edhe njëherë refuzoi përpjekjen për normalizim të raporteve.

Ajo ka shkruar në Tëitter të enjten mbrëma se çdo vonesë në sanksionimin e Serbisë “do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm”.

“Serbia ka refuzuar edhe një herë përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës. I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator 2023. Çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shtuar ministrja Gërvalla.

Pas takimeve të sotme në Bruksel, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk i është përmendur mundësia e sanksionimit nga BE-ja.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci