Të fundit

Mjeku francez që po konsiderohet si sozia e Messit

Fansat e yllit argjentinas, Leo Messi dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë mbetur pa fjalë nga ngjashmëria e futbollistit me Yonathan Freund, një mjek i njohur i urgjencës dhe i rregullt në tubimet sociale në Francë.

Komentet për ngjashmërinë e madhe mes argjentinasit dhe doktorit kanë mbushur rrjetet sociale.

Ngjashmëria e madhe mes tyre ka bërë që fansat e Messit të bëjnë shaka lidhur me faktin që Leo Messi nuk mund të fliste gjuhën katalanasë gjatë gjithë viteve që ishte në Barcelonë dhe në vetëm pak muaj në Paris ai tashmë arriti të mësonte aq mirë frëngjisht.

Ndërsa pak ditë më parë Messi ia doli të thyente rekordin e legjendës Pele me 758 gola të shënuar në karrierën e tij.

Numri i 758 golave në karrierë e çon Messin në vendin e dytë në listën e golave më të shumtë në karrierë në futbollin profesionist. Messi ka shënuar 678 gola në nivel klubi, ndërsa 80 të tjerë janë shënuar për kombëtaren e Argjentinës. Shumica e golave të klubit të Messit janë shënuar për Barcelonën, ndërsa vetëm një pjesë e vogël janë shënuar në fanellën e PSG-së, ku u transferua këtë verë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci