Të fundit

Osmani: Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur për “Zgjedhjet Lokale 2021” përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo tha se shpreson që sërish ta dëshmojmë shpirtinë tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një process të drejtë dhe të lirë.

“Mirëmëngjes Kosovë!

Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19.

I priftë e mbara Republikës sonë”, ka shkruar Osmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci