Të fundit

“Përparim i kufizuar” – Raporti i KE-së për Kosovën me kritika për luftën ndaj krimit e korrupsionit

Komisioni Evropian (KE) i ka qortuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) në raportet e tij të progresit për të dy vendet, të cilat pritet të publikohen të mërkurën. Ky raport, siç raportohet, ka parë një përparim të “kufizuar” të Kosovës.

REL e ka parë një draft të raportit 150-faqesh, në të cilin vlerësohet përmbushja apo jo e kritereve nga ana e Kosovës, si dhe e rekomandimeve që ka dhënë KE-ja në raportet e mëhershme, transmeton KP.

Në këtë raport, thuhet së Kosova ka pasur përparim të kufizuar sa i përket luftës kundër korrupsionit, funksionimit të gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe në lirinë e shprehjes.

Sa i përket përparimeve që arritur Kosova në fushat që i mbikëqyr Komisioni Evropian, “përparim i kufizuar“ është arritur në luftë kundër korrupsionit, funksionimit të gjyqësorit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe në lirinë e shprehjes. Në të shumtën e rasteve, raporti thekson se nuk ka pasur sa duhet rezultate në zbatim, ndonëse është arritur përparim në miratimin e kornizës ligjore.

Raporti vlerësoi se Kosova ka dështuar ta reformojë aministratën publike duke nënvizuar se “nuk ka pasur përparim“ në këtë fushë.

Situata politike në Kosovë vlerësohet si qëndrueshme, ku raporti e përmend faktin se Lëvizja Vetëvendosje gëzon një shumicë të mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës e cila ia ka mundësuar të çojë përpara një agjendë ambicioze të reformave evropiane.

Kosova vlerësohet për reformën e ligjit zgjedhor. Tashmë si problem kronikë përmendet pengimi i punës së Kuvendit të Kosovës si pasojë e mungesës së kuorumit, përkundër faktit se partia në pushtet ka shumicën e nevojshme në Kuvend. Problem i veçantë edhe në punën e Kuvendit, sipas raportit, është bojkoti i deputetëve serbë të cilët vinë vetëm sa për t’i ruajtur mandatet por vazhdojnë bojkotin.

Raporti ka dhënë disa vërejtje në fushën e lirisë së mediave. Ai përmend sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, problemet me financim të mediave që i bën ato të ndjeshme ndaj ndikimeve të interesave politike apo financiare, jo transparenca e pronësisë së mediave. Si shqetësim i veçantë në raport përmendet gjendja e lirisë së mediave në veri të Kosovës.

Të mërkurën, në takimin e Kolegjit të 27 Komisionarëve do të miratohet paketa e zgjerimit, së bashku me raportet individuale të progresit për të gjitha vendet e përfshira në procesin e zgjerimit.

Është hera e parë që raportet do të miratohen për 10 vende që janë në këtë proces. Janë gjashtë vende të rajonit të Ballkanit Perëndimorë, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i zi, Maqedonia e veriut dhe Serbia, pastaj Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, ndërsa akoma Raportet e Progresit bëhen edhe për Turqinë që vazhdon formalisht ta ketë statusin e vendit kandidat.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci