Të fundit

“Gjithmonë kemi qenë të lirë” – Dedaj mohon se ka qenë i arrestuar nga UÇK-ja në luftë

Sot po zhvillohet seancë ku është duke dëshmuar para Gjykatës Speciale, Gjergj Dedaj i cili ka zbuluar një telefonatë të Sabit Gecit me ish-këshilltarin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe me Enver Malokun që ishte shef i Qendrës Informative të Kosovës.

“Flitet këtu përsëri për Qirezin, ju Prokurorisë i thatë, Hashimi dhe të tjerët që i kam përmend, kishte edhe të tjerë, por këta dukeshin më të rëndësishëm, Sabiti e thirri Adnan Merovcin. Ata biseduan me Adnanin përmes telefonit, nuk e di çfarë përgjigje kishte dhënë Adnani. E pyetën Enverin se si ishte situata në Prishtinë dhe çfarë kishin thënë lidhur për arrestimin tonë. Ai iu tregoi se situata është e tensionuar dhe se po do të organizohej protestë. Organizatori kishte shkuar te Rugova me u njoftu, Rugova si njeri i mençur dhe i urtë i kishte thënë jo mos protestoni.”, tha Prokurorja.

Prokurorja e pyeti Dedajn nëse kishin qenë të lirë pas kësaj proteste, ndërsa Dedaj u shpreh se kanë qenë gjithmonë të lirë.

“Si kemi mbërri në Qirez kemi qenë të lirë, ne gjithmonë kemi qenë të lirë, s’kemi qenë të arrestuar, s’kemi qenë të lidhur, por donim të gjenim rrugën më të lehtë për të arritur në Prishtinë.”, tha Dedaj.

Prokurorja e ka pyetur lidhur me një deklarim të tij në vitin 2014, ku citohet të ketë thënë: “Aty ata na thanë se ishim të lirë dhe se nuk kishin gjetur asgjë se ne kemi bërë një gabim por thanë se nuk dinin ku me na çua e çfarë me bë me ne. Pra, ju jeni liruar pas kësaj bisede”

“Nuk e di orën kur jemi liruar as minutat, por e di që nga nisja prej Baice de facto kemi qenë të liruar vetëm është menduar strategjia se si me na depërtu në Prishtinë mos me pasë takim me forcat serbe të cilat kanë pasë mundësi me na vra dhe me etiketu dhe fajësu UÇK-në”, u përgjigj Dedaj.

“Ne jemi vendosë në shtëpinë e një fisniku bujar e mikëpritës, familjen Mehmeti dhe aty kemi drekuar dhe të gjitha që mund t’ua shpjegoj më vonë.”, tha Dedaj rreth dërgimit në Kramirovc.

Më tutje, ai është pyetur se cila ka qenë atmosfera në Kramirovc.

“Atmosfera mund të them vëllazërore, dikush ka lujtë shah kush ka ditë, dikush ka pi çaj, kemi pi kafe, kemi ngrënë drekë, dikush ka bë tualet, kemi pritë mundësinë e parë për me mujt me vazhdu për Prishtinë, së pari për Qyqavicë, pastaj të nesërmen për Prishtinë.”, tha Dedaj.

Dedaj ka insistuar se kanë qenë vazhdimisht të lirë dhe se halli i UÇK-së ka qenë dërgimi i tyre në Prishtinë.

“Ne kemi qenë të lirë, sepse u heq doza e dyshimit në ndonjë individ nga grupi jonë që ka mujtë me u infiltru brenda grupit, për me mbledhë të dhëna për UÇK-në dhe ajo dozë u sqaru sepse nuk është kurrëgjë aty, dh ene ishim të liruar shpirtërisht dhe moralisht sepse nuk kishte asnjë gjetje që kemi bërë ndonjë gabim, ishim të lumtur. E vetmja gjë që na shqetësonte ishin të shtënat e forcave serbe gjithandej Drenicës dhe UÇK ishte e shqetësuar si të na sjellin pa telashe në Prishtinë. Kemi qeshë, kemi folur, kemi biseduar, krejtësisht normal. “, tha Dedaj. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci