Të fundit

Demokracia në Veprim: Procesi zgjedhor po zhvillohet në rregull

Demokracia në Veprim (DnV) njofton se po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 110 vëzhgues nëpër qendra të votimit në nivel vendi.

Bëhet e ditur se ata gjatë gjithë ditës do të raportojnë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e vendvotimeve, procesi i votimit e deri tek përfundimi i procesit të numërimit.

“Të gjithë 1.885,448 qytetarët që në këto zgjedhje kanë të drejtë vote, gjatë ditës së sotme do të mund të votojnë në 883 Qendra të Votimit, përkatësisht 2477 vendvotime, në komunat e tyre respektove”.

Po ashtu DnV raporton se 80% e Qendrave të Votimit janë të qasshme për persona me aftësi të kufizuara fizike ndërsa nuk është hasur në materiale propaganduese në perimetër prej 100m nga Qenda e Votimit  dhe se sipas vëzhgueseve, 96% të Qendrave të Votimit dhe vendvotimeve janë dezinfektuar para hapjes, ndërsa udhëzimet si të votohet sigurt duke respektuar masat anti-COVID në fuqi janë vendosur në 95% të QV në nivel vendi.

“Në anën tjetër, në mëngjes është raportuar se komisionerët janë të pajisur me pajisje personale mbrojtëse (maska dhe dezinfektues) në mbi 95% të vendvotimeve, ndërsa pajisja me dorëza është në nivelin afër 50%”.

“Siguria e procesit zgjedhor është duke u garantuar nga Policia e Kosovës, e cila është prezente në hyrje të pothuajse të gjitha Qendrave të Votimit”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media të DnV-së.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci