Të fundit

Ambasada e Zvicrës në Kosovë bën thirrje për të votuar, “Zëri juaj ka rëndësi”

Edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka bërë thirrje për të votuar sot në zgjedhjet lokale.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada si mbështetëse e parimeve të demokracisë ka inkurajuar qytetarët e Kosovës me të drejtë vote që të dalin dhe të votojnë.

“Si një mbështetëse e fortë e parimeve demokratike, Zvicra inkurajon të gjithë qytetarët që kanë të drejtë në Kosovë, burra dhe gra, të votojnë në zgjedhjet e sotme komunale”, është shkruar në postim.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci