Të fundit

Orët e Ivo Sanader dhe rrobat e Hysen Durmishit

Shkruan: Vehbi Kajtazi

Dinko Cvitan dhe Ivo Sanader kanë qenë shokë të ngushtë. Njëri ishte kryeprokuror dhe tjetri kryeministër i Kroacisë.

Cvitan, një dite kishte shkuar ne zyrën e Sanaderit për të kërkuar një fond prej gjysmë milioni euro për një hetim të madh.

Me ligjet kroate, kur kryeprokurori bën kërkesë në qeveri për buxhet, qeveria është e detyruar ta aprovojë pa kërkuar sqarime.

Hetimi kishte të bënte pikërisht me përfshirjen në korrupsion të shefit të qeverisë.

Ky hetim kishte nisur bazuar ne orët e shtrenjta te Sanaderit.

Hetimi kishte rezultuar me zbulim të jashtëzakonshëm aferash korruptive të tij për çka ishte dënuar me 10 vjet burgim. Dënimi i ishte ulur në 3 vjet nga Apeli.

Te dielën u bënë virale rrobat e Hysen Durmishit dhe familjes se tij. Durmishi, zëvendësministër i Infrastrukturës ka ekspozuar jakne të shtrenjtë, të tij dhe bashkëshortes, të cilat nuk mbulohen as me tri paga të një zëvendësministri.

Durmishi, një ish punëtor në kompaninë ‘Bageri’, firmë kjo që merr tenderë nga ministria e Durmishit, tha se jaknen e ka blerë 100 euro në Fushë Kosovë.

Po të kishte Kosova kryeprokuror një Dinko Cvitan, e jo një ish-bashkëpunëtor të regjimit të Milosheviqit, Durmishi do të thirrej në Prokurori.

Nëse jakna e tij është origjinale, do të duhej të dëshmonte se si e ka blerë. Nëse është fals, shteti duhet te ndërhyjë për të mbrojtur markën tregtare të “falsifikuar”.

Meqë nuk e kemi një Dinko Cvitan, Durmishi mund të ngrihet edhe në alltan pa frikë se mund ta ketë fatin e Sanaderit.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci