Të fundit

Granit Plava pranon krimin, thotë se u pagua nga Naim Murseli për ta kryer vrasjen e Liridona Murselit

Granit Plava, bashkëfshatar i Naim Murselit dyshohet se është personi që ka marrë përsipër ekzekutimin e Liridona Murselit, bashkëshortes së Naim Murselit. Vrasjen, Granit Plava dyshohet ta ketë kryer për llogari të Naim Murselit i cili e ka paguar për ta kryer krimin.

Paparaci.com merr vesh ekskluzivisht se ai tashmë ka pranuar krimin para policëve hetues duke thënë se krimin e ka kryer në këmbim të parave.

Plava është bashkëfshatar i Naim Murselit i cili sot ra në prangat e policisë së Kosovës si i dyshuar që ka paguar vrasjen e gruas së tij.

Paparaci merr vesh se policia e Kosovës ka gjetur armën e vrasjes dhe veturën dhe të gjitha janë siguruar me kamera të sigurisë të vendosura nga policia në lagje në vende të fshehta.

Vrasja dyshohet të jetë kryer me pagesë. Ndërsa siç merr vesh Paparaci, komunikimi i fundit në telefonët e Naim Murselit dhe Granit Plavës ishte mes të dy të arrestuarve.

Ngjarja që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Sipas versionit zyrtar të informacioneve të para, Naim Murseli e kishte përshkruar rastin si grabitje që eskaloi në përdorim armësh.

Më tutje, dyshime të mëdha u ngritën lidhur me tipologjinë e rastit. Tutje, sot Paparaci ekskluzivisht raportoi për arrestimin e Naim Murselit dhe një personi tjetër, tashmë i identifikuar si shtetasi Granit Plava që kanë planifikuar dhe kryer vrasjen e Liridona Murselit.

Motivet e rastit mbeten ende të panjohura deri në sqarimin e tyre të plotë nga organet e sigurisë. /Paparaci.com/

Paparaci nxjerr detaje ekskluzive nga vrasja e Liridona Murselit: Ky është i dyshuari që kreu ekzekutimin

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci