Të fundit

Zbulohet identiteti i të arrestuarëve për shitblerje të votës

Tre serbë dhe një shqiptar u arrestuan mbrëmë në Kllokot për shitblerje të votës. Burimet e IndeksOnline thonë se shqiptari kishte renë dakord që ta shes votën për Listën Serbe.

Të arrestuar janë: Arangjell Dejanoviq, (djali i kryetarit të komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq), Aleksander Trajkoviq me nofken “Kushner” (djali i kandidatit për asamble komunale të Kllokotit, Trajan Trajkoviq), Millan Kuliq dhe Xhemajl Beqiri.

Ata u kapen në flagrancë nga Policia e Kosovës derisa po bënin pazar për votë ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Ata dyshohet me bazë se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci