Të fundit

Nuk ka mbaruar as shkollën e mesme, por tash jeton më së miri: “Njerëzit mendojnë se po gënjej kur dëgjojnë sa fitoj”

Bleva një shtëpi kur isha 19 vjeç dhe vozis një Audi S8. Nëse jeni gati të punoni shumë, por shumë, mund të fitoni një rrogë fantastike, thotë Kurt Malpass.

Kurt Malpass (26-vjeç) nga Staffordshire, Angli, la shkollën në moshën 16-vjeçare dhe sot fiton 10,000 funte në muaj. Ai vozit një makinë sportive në vlerë 30,000 funte.

Ndonëse nuk ka pasur kurrë një certifikatë të përgjithshme të arsimit të mesëm, ai thotë se e bën jetesë të shkëlqyer nga muratimi.

Pasi fitoi të gjitha kualifikimet e nevojshme dhe perfeksionoi punën si murator duke punuar në një kompani private, ai filloi të punonte si i vetëpunësuar në moshën 19-vjeçare dhe deri më tani ka arritur të blejë një shtëpi me tre dhoma gjumi me vlerë 110,000 funte dhe vozit një Audi S8.

Malpass është një yll në TikTok – ai poston rregullisht video të punëve të ndërtimit dhe mburret me paratë që i fiton.

 

@kurtmalpass Bricklaying weekly wages #bricktok #bricklayer #viral #fyp #wages #bricklaying ♬ Makeba – Jain

“Unë jam i zgjuar, por kurrë nuk më interesuan lëndët si frëngjishtja, spanjishtja dhe gjeografia. Dhe një herë, kur isha 16 vjeç, madje më përjashtuan nga shkolla për sjellje të keqe. Kur fillova të punoj në ndërtim, u dashurova me punën. Bleva shtëpinë time të parë në moshën 19-vjeçare! Nëse jeni gati të punoni shumë dhe fort, mund të merrni një rrogë fantastike”.

“Njerëzit shpesh mendojnë se po gënjej kur mësojnë se sa fitoj. Ata gjithashtu mendojnë se ne muratorët nuk jemi shumë të zgjuar dhe se jemi pak të paguar për atë që bëjmë, por unë nuk do të pajtohesha me këtë”, vazhdon ai.

I pyetur për të ardhmen ai thotë se do të vazhdojë të punojë shumë pasi dëshiron të blejë një Lamborghini dhe do të donte të fillonte të investonte në prona të paluajtshme për të rritur të ardhurat e tij.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci