Të fundit

Një bombë nga Franca dhe fundi i një sage shumëvjeçare: Mbappe largohet nga PSG-ja

Polemikat tashmë mund të përfundojnë pasi Kylian Mbappe ka arritur një marrëveshje më Real Madridin, duke u larguar pas 6 viteve nga PSG-ja.

Prej vitit 2017, në çdo afat kalimtar kishte spekulime për transferimin e tij tek klubi spanjoll, dhe më në fund kjo do të ndodhë pas disa muajsh pasi sulmuesit t’i skadojë kontrata me PSG-në.

Mediat franceze raportojnë se Mbappe ka hyrë në vitin 2024 duke pasur një marrëveshje me Realin.

Pak ditë më parë, pas triumfit në Superkupën e Francës, sulmuesi 25-vjeçar foli publikisht për të ardhmen e tij.

“Jam shumë i motivuar për këtë vit, është shumë i rëndësishëm. Duhet të kërkojmë tituj dhe morëm një të tillë. Me marrëveshjen që bëra me presidentin këtë verë, pavarësisht vendimit tim, arritëm të mbrojmë të gjitha palët dhe të ruajmë qetësinë e klubit për sfidat në vazhdim, gjë që mbetet gjëja më e rëndësishme. E di se çfarë do të bëj, nuk do të zgjasë shumë”, ka thënë ai.

Mbappe iu bashkua PSG-së nga Monaco në verën e vitit 2018 në një transferim prej 180 milionë eurosh, që është ende transferimi i dytë më i madh në historinë e futbollit.

Ai luajti 284 ndeshje për klubin nga Parisi, shënoi 237 gola dhe dha 101 asistime. Gjatë kësaj kohe ai ngriti edhe 14 trofe, pesë herë ishte golashënuesi më i mirë i ligës franceze, tre herë u shpall futbollisti më i mirë francez.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci