fbpx

Të fundit

Votimet deri në orën 15:00 – rezymeja e plotë e KQZ-së

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për medie, tha se deri në ora 15:00 kanë votuar 26,95 për qind e qytetarëve apo 499 mijë e 828 votues.

Krahasuar me vitin 2017, ishte 28.65%, apo 541 mijë e 834 votues.

“Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vazhduar në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës. Nga komunikimet e vazhdueshme që kemi me zyrtarët në terren, votimi është duke vijuar pa ndonjë problematikë.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga më shumë se 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 26.95% apo 499 mijë e 828 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues”.

Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishin votuar 541 mijë e 834 votues apo 28.65% e votuesve, sipas shefit të KQZ-së.

“Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen e KQZ-së, të cilës mund t’i referoheni”, ka thënë Radoniqi.

Radoniqi ka përmendur edhe disa nga parregullsitë gjatë procesit të votimit, por që tha se nuk janë të rëndësisë së lartë.

“Krejt çka kemi ne informacione organet e rendit janë duke u marr me çështjes. Kemi pasur se nuk ka energji elektrike në një objekt shkollor, një votues nuk ka gjetur emrin e tij në listë, janë disa që nuk janë të rëndësishme për procesin zgjedhor”.

Në disa qendra të votimit, në disa prej vendeve janë parë brenda zyrtarë policorë, që për këtë Radoniqi tha se nuk do të ndodhë më.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci