Të fundit

Gates: Inteligjenca artificiale do ta lehtësojë jetën për çdo person

Zhvillimi i inteligjencës artificiale do ta bëjë jetën e çdo personi më të lehtë, ka thënë themeluesi i Microsoftit, Bill Gates në një intervistë për CNN në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.

Gates beson se njerëzit do t’i qasen lehtësisht inteligjencës artificiale, përmes një telefoni ose kompjuteri të lidhur me internet, dhe kjo do ta mundësojë që dikush të bëjë një punë edhe pse nuk e pëlqen.

Ai deklaroi se përmirësimet e sjella nga sistemi gjenerues i inteligjencës artificiale ChatGPT-4 janë të jashtëzakonshme, pasi ky ‘chatbot’ tani mund “të jetë mësues e të japë këshilla shëndetësore”.

Gates theksoi veçanërisht avantazhet e përdorimit të inteligjencës artificiale në fushat e arsimit dhe shëndetësisë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi këtë javë parashikim shumë më të zymtë në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale, pasi beson se teknologjia e re do të rrisë pabarazitë ekzistuese midis vendeve të pasura dhe më të varfra të botës.

Nga ana tjetër, shefi i Microsoftit, Satya Nadella, deklaroi se po shfaqet një konsensus global në lidhje me zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Nadella nuk është i sigurt nëse krijimi i një agjencie globale për të rregulluar inteligjencën artificiale është i mundur.

Microsoft ka investuar miliarda dollarë në Open AI, kompania që qëndron pas sistemit popullor gjenerues të inteligjencës artificiale ChatGPT, duke e pozicionuar veten si një nga lojtarët kryesorë në fushën e zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci