Ndryshe nga vendkalimet e tjera kufitare, dita e sotme ishte shumë e ngarkuar në pikëkalimin kufitar Bllacë-Hani i Elezit mes Maqedonisë dhe Kosovës, shkruajnë mediat në Maqedoninë e Veriut.
Kjo tollovi është për faktin se sot njëkohësisht mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, si dhe në Maqedoni, shkruan Paparaci.com.
Siç raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut, një numër i madh i nënshtetasve të dyfishtë, maqedonë dhe kosovar, tashmë kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar në të dyja vendet.
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë si në Maqedoninë Veriore ashtu edhe në Kosovë, bazuar në legjislacionin e Maqedonisë së Veriut.
Shumë shqiptarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut gëzojnë nënshtetësinë e Kosovës. /Paparaci.com