Të fundit

Zyrtari i Lartë Amerikan për Tregti viziton Comoditën, impresionohet me prodhimet

Në Fabrikën për Prodhimin e Dyshekëve Comodita Home në Gjakovë po qëndron për vizitë zyrtari i lartë tregtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me bazë në Budapest të Hungarisë, Neil Pickett, njëherësh përgjegjës për rajonin.

Gjatë vizitës, amerikani u prit nga anëtarë të bordit të “Devolli Corporation”, ku dhe pa nga afër produktet të cilat prodhohen në fabrikën e Comodita Home.

Po ashtu Pickett vizitoi edhe laboratorin e kompanisë ku u njoftua për kualitetin, materialet dhe produktet finale të cilat prodhohen për eksport ndërkombëtar pëfshirë edhe ShBA-të.

Theksojmë që Comodita Home është prodhuesi më i madh i dyshekëve në Kosovë e rajon.

Dyshekët e ketij gjiganti kanë qenë kryeeksporti i Kosovës për vitin 2023 vlera e të cilëve arrin shifrën e 130 milionë euro.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci