Të fundit

“Problemi familjar” i Naim Murselit, kjo është dëshmia e vëllait të Kushtrim Kokallës në polici

K.Kokalla, vëllai i Kushtrim Kokallës mohon të ketë pasur “problem familjar” me Naim Murselin, për dallim nga Shaban Murseli, i cili e ka implikuar Naimin në një problem familjar me të.

Në dëshminë e tij para hetuesve të Policisë së Kosovës, më 16 dhjetor 2023, K.Kokalla thotë se nuk ka pasur probleme me Naimin.

“Jo, s’kam pas problem me Naimin, ai shumicën e kohës ka jetu në Suedi, unë nuk kam pas shoqni shumë të madhe me të, ai më shumë ka qenë i shoqërum me vëllain tim ndërsa unë më shumë shoqni kom pas me vëllain e Naimit”, ka thënë K.Kokalla.

Tutje, ai e ka përshkruar Naimin si “tip pak më të ftohtë, por i gjymert, i bomë mirë”, ndërsa Kushtrimin (vëllain e tij) si “djal të sjellshëm e që nuk ka bë kurrë probleme”.

“Kushtrimi ka qenë djalë i sjellshëm, kurrë nuk ka bë probleme në familje, as nuk ka sjell ndonjë telashe në shtëpi, gjithmonë ka qenë për me e ndihmuar familjen pasi është pjesëtar i FSK, gjithmonë një pjesë të rrogës e ka nda për familje. Ndërsa Naimi kryesisht ka jetu në Suedi, gjatë kohës kur ka ardhë në Kosovë nuk më ka ra shumë me nejt me të, por ka qenë tip pak më i ftohtë, ka qenë i gjymert, i bomë mire por ka qenë tip ma i tërhjekun, por me vëllain tim kanë pas raporte më të mira dhe sa herë ka ardh në Kosovë kanë qëndruar bashkë me vëllain tim”, pohon ai dëshminë e në dhënë në polici më 16 dhjetor.

Ai ka treguar edhe një detaj interesant për Granit Plavën, personin që ka ekzekutuar Liridona Ademajn.

“Granitin e njoh që nga fëmijëria por nuk kam pas ndonjë raport miqësor me të. Një detaj interesant që më ka ndodh kohëve të fundit me të, kur djali i Granitit e ka pas ditëlindjen dhe na ka thirrë mu edhe një shok timin me shku me fëmijë tone, pasi i kemi pas me një gjenerat dhe kemi shku, ku e kam pa që Graniti kishte më shumë të holla se zakonisht. Por nuk e di si ka mund ai me punën e tij me i ba ato pare”, pohon K.Kokalla.

Paparaci ka publikuar dëshminë e Shaban Murselit, i cili ka thënë se ka qenë në dijeni për një problem familjar të djalit të tij Naim Murselit, i cili ka ngjarë rreth një vit para ekzekutimit të Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij.

Në një dëshmi dhënë hetuesve të Policisë së Kosovës më 1 dhjetor të vitit të kaluar, babai i Naim Murselit ka thënë se djali i tij e ka pasur një rast me djalin e hallës së tij, K. Kokallën, vëllain e Kushtrim Kokallës, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

“Unë përveç një problem që e ka pas Naimi me djalin e hallës se tij K. para një viti që ka pas disa masazhe të shkëmbyer përmes telefonit gjegjësisht me B., gruan e K.. Sipas njohurive që unë i kam pas për këtë rast nuk ka pasur diçka me shume mes Naimit dhe B. përveç disa shkrimeve dhe fotove jo intime, foto normale”, ka thënë Shaban Murseli në dëshminë e dhënë në polici më 1 dhjetor.

Shaban Murseli ka thënë se Naimi dhe Liridona janë takuar me vëllain e Kushtrim Kokallës e bashkëshorten e tij dhe e kanë mbyllur këtë çështje. Ka thënë se nga ky rast janë ftohur marrëdhëniet mes tij dhe Naimit.

Edhe Naim Murseli në dëshminë e tij ka përmendur rastin e problemit familjar të shkëmbimit të mesazheve me rejën e Kushtrim Kokallës.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci