Shkrime me motive ndëretnike janë vizatuar në një shtëpi në proces ndërtimi në Mitrovicën e Veriut.
Pronari i shtëpisë ka raportuar në polici se shkrimet i ka parë mëngjesin e së mërkurës.
Policia është duke e hetuar këtë rast, ndonëse deri më tani nuk raportohet për të arrestuar.