Një serb është arrestuar në Mitrovicë të Veriut, për shkak se kishte kanosur nënën e tij duke i kërkuar para.
Sipas Policisë, viktimës i është lëshuar masë mbrojtëse për shkak se ndjehet e kërcënuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.