Të fundit

​IKShPK në Ditën kundër Kancerit: Kujdesi paliativ të jetë komponent thelbësore për sistemet shëndetësore

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në Ditën Botërore kundër Kancerit, ka theksuar se kujdesi paliativ duhet të aplikohet që nga momenti i diagnostifikimit dhe të jetë i disponueshëm gjatë gjithë udhëtimit të pacientit.

Sipas IKShPK-së, mungesa e qasjes në Kujdesin Paliativ shkakton vuajtje të panevojshme në shkallë të madhe.

“Kujdesi paliativ përqendrohet te personi, jo te sëmundja. Qëllimi është të sigurohet lehtësim sa më i mirë i simptomave të mundshme: fizike, psiqike dhe esencialisht të përmirësohet cilësia e jetës. Kujdesi paliativ duhet të jetë komponent thelbësore për sistemet shëndetësore për të arritur mbulimin shëndetësor universal. Në vendet me mbrojtje të dobët financiare dhe sociale, pacientët duhet të paguajnë vetë për barnat esenciale duke përfshirë morfinën ose opioidet të tjera. Por, shumë njerëz me kancer dhe kushte të tjera kërcënuese për jetën nuk mund t’a përballojnë këtë. Askush nuk duhet të vuajë nga dhimbjet që mund të lehtësohen”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci