Të fundit

Sanduloviq thirrje urgjente ndërkombëtarëve: Merrni masa ndaj Vuçiqit

Politikani serb Nikolla Sanduloviq, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht të ndërmarrë masa ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kjo për shkak që ta mbrojnë vajzën e tij, Klara Sanduloviq dhe avokatin e tij.

Ky reagim i Sanduloviqit vjen të dielën e katër shkurtit, teksa në Twitter, Sanduloviq e quan “diktator të çmendur” presidentin serb.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht të marrë masa për të mbrojtur vajzën time Klara dhe avokatin tim Michael nga diktatori i çmendur Vuçiq!”, shkroi Sanduloviq.

Ndryshe, Klara Sanduloviq, pas vizitës që bëri gjatë ditës së shtunë në memorialin “Adem Jashari”, në Prekaz është ndaluar në pikën kufitare në Merdare nga Policia serbe.

Por, pas katër orësh në pyetje nga BIA, Klara Sanduloviq, e bija e politikanit serb, Nikolla Sanduloviq, është lejuar të hyjë në territorin e Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur vetë Nikolla Sanduloviq përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

Ai u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që ta ndalin “këtë regjim diktatorial” që sipas tij po persekuton kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre.

“Pas 4 orësh marrje në pyetje dhe ngacmime nga BIA, Klara Sanduloviq dhe Mihajlo Todiq u lejuan të hyjnë në vendin e tyre! Evropa, Britania e Madhe dhe Amerika duhet ta ndalin këtë regjim diktatorial që po persekuton kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre”, shkroi Sanduloviq.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci