Të fundit

Petrich: Sikur të kishte pasur sukses Rambujeja: Kosova dhe Serbia tashmë kishin qenë në BE

Sikur negociatat në Rambuje do të kishin qenë të suksesshme, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi do të kishin qenë qysh moti anëtarë të Bashkimit Evropian dhe nuk duhet të humbasim shpresën se kjo do të ndodhë, thotë ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, në Grupin e Kontaktit, i cili nisi negociatat në Rambuje, Wolfgang Petrich, duke shtuar se negociatat në Rambuje ishin mundësia e fundit për zgjidhjen paqësore të çështjes së Kosovës.

Sot, nga një distancë kohore prej 25 vjetësh, Petrich ka deklaruar se pavarësia e Kosovës ndoshta nuk do të ndalohej më vonë, por do të kishte një tranzicion paqësor sikur Rambuje do të kishte pasur një epilog pozitiv.

Petrich beson se Rambuje ishte e mirë për Serbinë dhe i pyetur sikur Serbia do ta kishte pranuar propozimin e Grupit të Kontaktit, a do të kishte qenë situata në Kosovë ashtu siç është sot, ai thotë se nuk beson se do të ishte ndalur pavarësia, por do të kishte pasur tranzicion paqësor, transmeton Paparaci.

Ai rikujton se propozimi nënkuptonte që pas tre vjetësh të thirrej një konferencë ndërkombëtare, e cila duhej të vlerësonte progresin e bërë në ndërkohë në drejtim të autonomisë dhe më pas të vendosej për rrugën përpara.

“Në paragrafin e fundit kemi hyrë në dy pika të rëndësishme, nga njëra anë vullneti i zgjedhësve dhe nga ana tjetër detyrimi që çdo gjë duhet të kryhet në përputhje me rregullat e OSBE-së që lejojnë ndryshimin e kufijve por me mjete paqësore. Kjo do të thotë jo me luftën ndërmjet UÇK-së dhe ushtrisë jugosllave, por me negociata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare”, thotë Petrich.

Ai ka theksuar se duke marrë parasysh 10 vjetët e fundit, sot negociatat bazohen në këtë formulë, gjegjësisht, do të ndodhte ajo që po ndodh sot në dialog, por nuk do të kishte luftë.

“Sikur atëherë do të kishte epilog pozitiv, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi tashmë do të kishin qenë në Bashkimin Evropian. Fatkeqësisht, kjo nuk ka qenë e mundur deri më tani. Por nuk duhet të humbasim shpresën”, ka thënë Petrich./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci