Të fundit

Kapën në Tiranë dhjetëra kilogram lëndë eksplozive që vinin nga Kosova, arrestohen autorët

Gjatë një operacioni të Policisë së Tiranës, janë sekuestruar dhjetëra kilogramë eksploziv.

Ky eksploziv dyshohet se vinte nga Kosova, ndërsa autorët janë arrestuar nga policia.

Drejtori i Policisë Vendore Tiranë, Tonin Vocaj, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me një operacion të forcave të rendit, ku u sekuestrua një sasi  e madhe lënde eksplozive e cila vinte nga Kosova. Ai ka bërë me dije se eksplozivi ishte i destinuar të përdorej nga grupet kriminale, ndërsa tha se u arrestuar edhe tre persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të gjithë të kombësisë kosovare.

“Armë dhe lëndë eksplozive në drejtim nga Kosova në Shqipëri. Në urën e Gjoles u arrestuan tre persona, Rigon Maliqi, Lion Pira, Shkëlqim Halabaku banues në Gjilan Kosovë. U shpallën në kërkim edhe dy persona të tjerë me shtetësi kosovare.

203 kallëpe tritol me peshë 46 kilogram e destinuar të përdorej nga grupe të ndryshme kriminale. Sekuestrohen edhe 3 celularë dhe një automjet”, tha ai.

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci