Të fundit

Klubi i Biznesit shënon një-vjetorin e themelimit

Sot Klubi i Biznesit shënon një vjetorin e themelimit.

Ideja e kahmotshme për një klub të tillë, u bë i mundshëm nga kontributi i pashoq i anëtarëve themeltarë, që përfaqsojnë 6 nga korporatat lidere në vend.

Me qëllim të ndërtimit të një platforme bashkpunimi jo vetëm ndërmjet kompanive kosovare por edhe atyre që operojnë nëpër botë, Klubi i Biznesit tanimë po shënon sukseset e veta. Shtrirja globale e këtij Klubi e vë atë në një pozicion të veçantë për ta realizuar këtë synim.

“Është kënaqësi e veçantë që sot kur po i mbushim një vit, tanimë mund të flasim për suksese. Edhe pse një vit sfidues për ekonominë e Kosovës, ne shikojmë nga e ardhmja sepse ajo është padyshim e begatë. Ne si Klub i Biznesit do të luajmë rolin tonë në këtë rrugëtim, duke ofruar partneritet për gjithsecilin që ka synim fuqizimin e ekonomisë së vendit përmes një roli udhëheqës të sektorit privat.,” tha Ilir Ibrahimi, drejtor menaxhues I Klubit të Biznesit.

Duke shikuar nga e ardhmja, Klubi i Biznesit ka plane ambicioze para vetes për ta rritur edhe më tej anëtarësinë, për të organizuar evente të specifikuara për industri të ndryshme, dhe për të rritur promovimin dhe realizimin e investimeve në Kosovë, dhe për tu bërë një adresë e dëshiruar për sipërmarrësit e rinjë dhe mbi të gjitha të jetë një zë i fuqishëm i sektorit privat.

Sot kur Klubi i Biznesit po feston një vjetorin, është e qartë se është shumë se një grup rrjetëzues i bizneseve, sepe ai më tepër është një komunitet vibrant i vendosur për një qasje inovative drejt suksesit në nivel global.

Rreth Klubit të Biznesit:

Klubi I Biznesit është organizatë që synon thellimin e bashkpunimit vendor dhe ndërkombëtar, për një mjedis të favorshëm të biznesit, zhvillimit ekonomik, dhe mirëqënies shoqërore. Anëtarët themeltarë të Klubit të Biznesit janë korporatat Albaqeramika, Buçaj, Devolli Group, HIB Petrol, Viva Fresh dhe Harcu. Ndërsa anëtarësia e rregull tanimë është zgjeruar edhe përtej Kosovës në vende si Zvicra, Britania e Madhe, Slovakia etj.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci