Të fundit

Meet The Stars e “2 Gisht Mjaltë 2” me 15 Shkurt në CineStar Megaplex Prishtina Mall

Kinemaja më e madhe dhe më moderne në Kosovë do të mirëpresë yjet shqiptare Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi në red carpet Premierë

Kanë mbetur edhe pak ditë nga premiera e shumëpritur e “2 Gisht Mjaltë 2”. Me padurim po e presim datën 15 Shkurt, që të zbulojmë ngjarjet plot dinamikë të qiftit Ema dhe Ervin!
Yjet e filmit do të vijnë në CineStar, Prishtina Mall, para orës 20h në red carpet premiere dhe do ju vizitojnë në të gjitha shfaqjet e “2 Gisht Mjaltë 2”.


Bëhuni gati për të qeshura pafund me “2 GISHT MJALTË 2”!
Historitë komike të çiftit tonë të preferuar edhe këtë herë nuk kanë të ndalur!


Tashmë të sapomartuar, Ervini dhe Ema, bashkë me bebushen e tyre, nisen për pushime familjare në Turqi. Por një ngatërresë aeroporti dhe dhe një takim i papritur, bën që të gjithë personazhet të përfundojnë në një resort luksoz në Zvicër.

Personalitetet e tyre të çuditshme, bëjnë që keqkuptimet dhe mrekullitë në këtë aventurë të ndodhin njëra pas tjetrës.
Notat komike dhe mesazhet që secili personazh përcjell, do të shoqërojnë gjithë filmin dhe do mbajnë çdo shikues të gozhduar pas ekranit.
Shikoni hitin e padiskutueshëm në ekranin e madh të CineStar Megaplex dhe shfrytëzoni mundësinë ta shihi ekskluzivisht në sallën Gold Class, ku ju mund të shijoni darkën përderisa e shikoni filmin.

Biletat për të gjitha shfaqjet i gjeni përmes aplikacionit CineStar Cinemas Kosovo, në arkat e kinemasë dhe online në cinestarcinemas-ks.eu

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci