Mytaher Haskuka i LVV-së dhe Shaqir Totaj i PDK-së do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, tregon një sondazh i realizuar nga UBO Consulting dhe RTV Dukagjini.
Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje ka arritur të fitojë 38.9 për qind, i përcjellur nga Shaqir Totaj i PDK-së me 29.7 për qind, tregojnë rezultatet e sondazhit.
Haskuka është kryetar aktual i Komunës së Prizrenit.