Të fundit

Nuk do t’ju pëlqejë aspak, WhatsApp vjen me përditësime të reja

WhatsApp ka shtuar një funksion të ri të privatësisë për përdoruesit e saj, duke u siguruar që fotografia e profilit të tyre të mos keqpërdoret duke u marrë me screenshot.

WhatsApp tashmë i ka bllokuar njerëzit nga marrja e fotografive ose videove me opsionin “One-View” dhe tani e njëjta veçori është duke u aktivizuar edhe për fotot e profilit në aplikacion.

Marrja e një fotografie nga ekrani është një cenim serioz i privatësisë së një personi dhe në shumicën e rasteve as që e kuptoni kur dikush e bën këtë me foton tuaj.

Por nëse kjo ndodh me fotografinë tuaj të profilit në WhatsApp, platforma nuk do t’ju japë një sinjalizim për veprimin, por ata nuk do të munden ta marrin foton tuaj dhe në ekran do t’ju shfaqen fotoja e zezë.

Kjo është ajo që disa njerëz kanë vënë re në lidhje me veçorinë e re, e cila nuk është shpërndarë ende për të gjithë, por ne presim që kjo të ndodhë në ditët apo edhe javët e ardhshme.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci