Të fundit

Mashtroi qytetarët në vlerë 2 mln euro e më pas kërkoi azil në Gjermani- ky është kosovari i arrestuar

Jeton Mehmeti nga fshati Gumnishtë e Komunës së Vushtrrisë është arrestuar nga Policia e Kosovës, për mashtrim të qytetarëve në vlerë prej 2 milionë eurosh. Kështu mëson Paparaci përmes burimeve të veta.

Siç thonë burimet e Paparacit, ai është arrestuar mbrëmë (18 mars) në Aeroportin e Prishtinës, pasi ishte duke u kthyer nga Gjermania.

Mehmeti bashkë me familje, prej disa muajsh po kërkonte azil në Gjermani, por që i është refuzuar për disa herë radhazi.

I arrestuari dyshohet se ka përfituar, paligjshëm përmes mashtrimit të qytetarëve, rreth dy milionë euro gjatë viteve 2021-2023.

Ai iu merrte para firmave të ndryshme me premtimin se do të bënte furnizimin me cigare të firmës “Trokadero”.

Për rastin ka njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro”, tha Prokuroria në Mitrovicë në një njoftim për media.

I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, tha sot Prokurori i Shtetit./Paparaci

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci