Të fundit

Numërimi drejt fundit në Mitrovicë: ky është rezultati

Bedri Hamza do ta rikthejë Partinë Demokratike të Kosovës në pushtet në Mitrovicë. Kështu e paraqesin situatën rezultatet preliminare të KQZ-së. Ndiqni live rezultatet në kohë reale.

Bedri Hamza, ka arritur të marrë 54,77 për qind të votave nga 89,22% të numëruara nga KQZ-ja.

Pas tij radhitet kandidati i VV-së për Mitrovicën, Agim Bahtiri, me 33,65 për qind.

Armend Agolli, kandidati i LDK-së për Mitrovicën, është i treti me 11,58 për qind të votave.


Pas numërimit të 71,36 për qind të votave, Bedri Hamza po prin me 54,46 për qind.

Hamza qëndron më se 20 për qind më larg sesa kandidati për kryetar i VV-së, Agim Bahtiri. Ai ka mbledhur 33,92 për qind të votave.

Ndërkaq, sipas KQZ-së, Armend Agolli është i treti me 11,62 për qind.


Pas numërimit të 65 për qind të votave në Komunën e Mitrovicës, Bedri Hamza prin me 53 për qind të votave të fituara ndaj dy kundërkandidatëve të tij.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Agim Bahtiri, kryetar aktual i komunës, ka arritur të fitojë 34 për qind të votave pas numërimit të më shumë se gjysmës së tyre, raporton Paparaci.com.

Ndërkaq, Armend Agolli i Lidhjes Demokratike numëron 11 për qind të votave të fituara deri në këtë pikë të numërimit.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci