Të fundit

9 qershori, data e parë e propozuar për zgjedhje

Ka ardhur edhe data e parë e propozuar për zgjedhje, që u kthyen në temë së fundi.

Kujtojmë, tashmë kemi hyrë në vitin e fundit të mandatit të Kurtit dhe në koluaret politike po diskutohen afatet se kur mund t’iu drejtohemi kutive të votimit, përcjell Paparaci.

Përderisa në të katër anët flitet se Tetori është afati i fundit, në qarqe të ndryshme po shihet si mundësi që të ketë edhe data të tjera, më të hershme.

Këtë mes rreshtash e thotë edhe PDK-ja me bërjen publike të mandatarit për kryeministër, e që është Bedri Hamza.

Ishte pikërisht i pari i kësaj partie, Memli Krasniqi, që në një paraqitje televizive në Pressing tha se 9 qershori është data kur do duhej të shkohej në zgjedhje.

“Unë po e jap një propozim sot për herë të parë. Unë mendoj që ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më datën 9 qershor”, ka thënë Krasniqi mes tjerash.

Kujtojmë se për të shkuar në zgjedhje duhet të shpërbëhet kuvendi, rrugë të cilën po e refuzon Kurti, ndërsa një tjetër opsion është edhe dakordimi mes partive dhe në bashkërendim me presidenten caktohet data, por këtë mënyrë po e kundërshton opozita.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci