Të fundit

Eurodeputeti Mandl: Anëtarësimi i Kosovës në KiE të jetë pa kushte

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shprehur qëndrimin e tij se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) duhet të bëhet pa kushte.

Mandl ka theksuar se çështja e Asociacionit nuk duhet të lidhet me procesin e anëtarësimit në KiE.

“Si qytetarë i Republikës së Kosovës ju e dini më mire sesa herë janë vendosur kushte në tavolinë kur ka qenë fjala për vendimet ndaj Kosovës, kështu ishte edhe me liberalizimin e vizave. Kështu që unë personalisht shpresoj që të mos ketë kushte shtesë për anëtarësimin në KiE së shpejti. Unë gjithashtu mendoj se duhet të diskutohet brenda Evropës nëse duhet të bëhet një hap në atë, apo në një drejtim tjetër për këtë anëtarësim. Por, sigurisht që çështja e Asociacionit është një çështje e madhe por nuk duhet të lidhet fare me Këshillin e Evropës sepse anëtarësimi në KiE duhet të jetë punë e kryer dhe të jepet sa më shpjet që të jetë e mundur”, ka deklaruar eurodeputeti Mandl në Dukagjini.

Ai gjithashtu ka shprehur  shqetësimin e tij për deklaratat e fundit të Serbisë, e cila paralajmëroi se do të largohet nga Këshilli i Evropës nëse Kosova anëtarësohet.

Mandl ka vlerësuar se një vendim i tillë do të ishte për keqardhje për qytetarët serbë, duke i dëmtuar mundësitë e tyre dhe vlerat evropiane në përgjithësi.

“Serbia është e lirë të largohet, por kjo do të ishte për keqardhje për qytetarët serbë. Herë pas herë Qeveria Serbia me këtë sjellje agresive ndaj Kosovës dhe përgjithësisht ndaj vlerave evropiane, në radhë të parë dëmton mundësitë e vet njerëzve të Serbisë dhe nëse Serbia vendos të largohet nga Këshilli i Evropës do të ishte për të ardhur keq, por në radhë të parë për qytetarët serbë”, ka deklaruar Mandl.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci