Të fundit

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri më 20 gradë

Për të enjten në Kosovë parashikohet fillimisht të kemi parakalimin e sistemit frontal gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, me lëvizje perëndim-lindje.

Sistemi pritet të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë shkarkesë elektrike në zona të veçanta.

Pas kalimit të sistemit menjëherë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 20 gradë, shkruan MeteoKosova.

Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-66 km/h.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci