Të fundit

Deputeti shqiptar nga Suedia: Mezi mbajta lotët, kisha shumë emocion kur i këqyrsha delegacionin e Kosovës

Adnan Dibrani, deputet i Parlamentit të Suedisë në Këshillin e Evropës, është shprehur i lumtur me kalimin e suksesshëm të votimit në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin në këtë organizatë.

Ai, në një deklaratë për Klan Kosova, tha fillimisht se është krenar që është shqiptar dhe u shpreh se ka bërë sa ka mundur, siç tha, për të ardhur në këtë ditë.

“Ka qenë shumë emocionale sot në mbledhje. E këqyrsha delegacionin e Kosovës, e pashë që të gjithë u gëzuan dhe u dashtë goxha shumë të mbaheshe për mos me qa sepse ka qenë vërtetë emocionale. Unë jam krenar që jam shqiptar, nuk kam pasur problem t’i tregojë gjithkujt që e kam prejardhjen shqiptare dhe që nga dita e parë në Këshill kam bërë sa kam mundur për të ardhur në këtë ditë”, tha Dibrani.

“Kisha pas qejf me thënë është kryer 100 për qind, por nuk po dua të them, shpresoj të kryhet edhe besoj qe kryhet, në Këshill në prill nuk besoj që del ndonjë problem, mund të del ndonjë problem në Komitetin e Ministrave në maj, por besoj që do të kryhet”, u shpreh ai.

Dibrani është anëtar i Komitetit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci