Të fundit

Daçiqi: Vendimi për Kosovën në KiE i turpshëm dhe skandaloz

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka deklaruar se vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare për rekomandimin për pranimin e Kosovës në anëtarësim në Këshillin e Evropës është i “turpshëm dhe skandaloz”, transmeton Paparaci.

“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për rekomandimin për pranimin e “të ashtuquajturës Kosovë” në Këshillin e Evropës është i turpshëm dhe skandaloz, i cili shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës, sepse për herë të parë është propozuar pranimi i “një territori” që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe “nuk njihet ndërkombëtarisht”. Ky vendim kërcënon dhe cenon integritetin dhe sovranitetin tonë territorial dhe paraqet një tjetër dëshmi të rrëzimit dhe përfundimit të së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci