Të fundit

Hovenier bën iftar me punëtorët e ambasadës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka bërë iftar me punonjësit e ambasadës.

Ky është viti i dytë radhazi, që në muajin e Ramazanit, Hovenier iu bashkohet pjesëtarëve myslimanë të ambasadës, në darkën e iftarit.

Pjesë e iftarit të shtruar ishin edhe familjarët e punonjësve të ambasadës.

“Për të dytin vit radhazi kam pasur nderin të marr pjesë në darkën e iftarit të komunitetit të Ambasadës. Jam i kënaqur që kemi mundur të mirëpresim kaq shumë anëtarë të familjeve në Ambasadë për të kryer agjërimin dhe për të ndarë traditat dhe zakonet kosovare gjatë Ramazanit”, ka shkruar Hovenier, duke ndarë fotografi nga darka e mbrëmshme.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci