Të fundit

Robert Berisha vihet në siklet kur pyetet për Nora Istrefin, e përmend të dashurën e re

Fermerët e “Ferma Vip” së fundmi kanë zhvilluar një lojë, “Truth or Dare”, për të treguar të vërtetën apo për të bërë diçka, në rast që nuk dëshirojnë të flasin.

Gjatë lojës ishte radha e Robertit me Albanon, ku ky i fundit nuk ka nguruar t’i bëjë një pyetje personale.

Komediani e ka pyetur nëse e ka bezdi apo ndihet në siklet pasi fermerët e pëlqejnë këngën “Ana”, të interpretuar nga ish-bashkëshortja e tij, Nora Istrefi.

Roberti tregoi se nuk e ka aspak problem, madje zbuloi se e dashura e tij aktuale quhet Ana.

Pjesë nga biseda:

Albano Bogdo: Ne na pëlqen shumë ajo kënga “O Ana”, a të shqetëson ty ky fakt?.

Baby G (këndon këngën): Dje unë dhe Roberti e kënduam bashkë

Roberti: Nuk më shqetëson fare edhe ka 7-8 vite që është bërë kjo këngë, por e dashura që kam momentalisht e ka emrin Ana. Kurrë s’kam pasur të dashur me emrin Ana më përpara.

Albano: Paska rastis kënga fiks.

Roberti: Po, por nuk më bezdis.

Albano: Shumë faleminderit për përgjigjen, se e di që ishte e sikletshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @fermavip.al

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci