Të fundit

Seanca për tenderët “sekretë”, Rrustemi i VV-së: Në qeveri s’ka ministra të korruptuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se në kontratat një-burimore të nënshkruara në tri vite qeverisje nga Lëvizja Vetëvendosje, “nuk ka asgjë të dyshimtë”.

Në fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme për kontratat një-burimore të enjten, Rrustemi e akuzoi opozitën për përpjekje që ta kthejë Kuvendin e Kosovës në “organ të çoroditjes dhe baltosjes”.

“E them me bindje të plotë se në këto kontrata nuk ka asgjë të dyshimtë dhe për t’u hetuar. Opozita, po tenton që ta kthejë Kuvendin në organ të çoroditjes dhe të baltosjes”, tha ai.

Rrustemi tha se nuk mund të keqpërdoret Kuvendit dhe të kthehet në organ si “OSHP-ja apo KRPP-ja”.

“E kuptoj se shumë nga ju deputetë të opozitës, edhe mund të jeni ekspert për tenderë, e sidomos për kontrata një burimore. Por, ju duhet ta dini vetëm një gjë: Ka ikur koha juaj dhe e qeverisjeve tuaja. Në Qeverinë Kurti nuk ka korrupsion dhe nuk ka ministra të korruptuar, andaj mos u përpiqni ta shihni veten në situata të tilla dhe se çfarë do të mund të bënit po ta kishit këtë mundësi”, tha ai.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci