Të fundit

Spahiu me gjuhë seksiste: Bokajanis zonjë është por ka musteqe

Analisti Nexhmedin Spahiu ka bërë një deklaratë seksiste për raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, gjatë një emisioni televiziv të mërkurën në mbrëmje.

Spahiu në bisedë e sipër ka komentuar shkelurazi pamjen fizike të Dora Bakojanis, raportuese e Kosovës për anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Analisti Agim Sopi gjatë një bisedimi e ngatërron, me shumë gjasë paqëllimshëm, gjininë e Bakojanis duke iu referuar si zoti Bokujanis.

“Konsideroj që propozimi i zotit Bokujanis…”, thotë Agim Sopi, gjithashtu analist.

Ndërsa gjatë përmirësimit të fjalës, ndërhyn Spahiu ku edhe rrëshqet në seksizëm të pastër, duke e komentuar në mënyrë pezhorative dukjen e Bokajanis dhe denigruar atë.

“Zonjës, ka musteqe, por zonjë është megjithatë”, thotë ai.

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci