Të fundit

“Ju sfidoj me përballje”: Hykmete Bajrami demanton qeverinë për deficitin tregtar

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, sërish ka hedhur akuza ndaj partisë në pushtet për manipulim me shifra.

Këtë herë akuzat rëndonin mbi raportin eksport-import.

“Kanë thënë se raporti eksport import kur e ka marrë mandatin ka qenë 1:9 dhe sot është 1:6. Asnjëra nuk është e vërtetë, sepse sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020 Kosova ka eksportuar 439 milionë euro dhe ka importuar 3,271 miliardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import për 2020 është 1:7 derisa në vitin 2023 Kosova ka eksportuar 820 milionë euro dhe ka importuar 5,8 miliardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import prapë është 1:7”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami kërkoi ballafaqim me anëtarët e Qeverisë Kurti për secilën pikë dhe i kërkoi të kenë në konsideratë ata që i besuan dhe e votuan.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci