Të fundit

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pakorruptuar, por kryeshefi i KEK-ut u arrestua për kontrata njëburimore

Besian Mustafa në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se Vetëvendosje po mundohet të thotë se janë të pa korruptuar, gjersa sipas tij, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi është arrestuar për korrupsion e tenderë njëburimor.

Mustafa këto komente i bëri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

“….Në Prishtinë qenkan 6 milionë euro tenderë burimor e harroi se në qeverinë e tij janë 209 milionë euro pa përfshirë tenderët për rezervat shtetërore, që i kanë klasifikuar si sekrete shtetërore.

Adnan dhe Vetëvendosje keni harruar që kryeshefi që e keni emëruar ju i KEK-it është arrestuar për shkak të tenderit njëburimor, se u mundove me thanë që Vetëvendosje janë të pa korruptuar. Kryeshefi që e keni emëruar është arrestuar për korrupsion për tenderë njëburimor.

Mos na tregoni përralla këtu amani ju koft”, u shpreh deputeti Mustafa.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci