Të fundit

Ministri Aliu: E kam vetën një kontratë njëburimore

Ministri Liburn Aliu ka thënë se nën udhëheqjen e tij në Ministrinë e Infrastrukturës është nënshkruar vetëm një kontratë një-burimore.

Aliu, në një fjalim në Kuvendin e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme për kontratat një-burimore, ka thënë se MI-ja ka menaxhim më të mirë me tenderë sesa komunat.

“Ministria jonë, për nga vlerat dhe nëse e krahasojmë me komunat, po del me menaxhim shumë më të mirë. Ju i përmendet 56 kontratat një burimore. Vetëm një është kontratë një-burimore. 56 janë ankes kontratat. Nuk është e mundur nëse ka prokurim”, ka thënë ai.

“Ankes-kontrata është kontratë për punë shtesë. Prandaj, në momentin që parashihet puna shtesë dhe është brenda kontratës bazë, ankes-kontrata ka me pasë që nga fillimi vlerën e shumës. Pra, kemi të bëjmë me ankes kontrata dhe të gjitha këto ankes-kontrata, ne e kemi vetëm një kontratë bazë me procedurë të negociuar”, ka thënë Aliu. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci