Të fundit

Deliu-Kodra: Kontratat një-burimore po negociohen në tavolina kafenesh, pa transparencë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra deklaroi se kontratat një-burimore janë bërë standard i përditshëm i Qeverisë Kurti.

Sipas saj, dhënia e këtyre kontratave po bëhet në tavolina kafenesh, pa procedurë, konkurrencë apo transparencë.

“Kontratat një-burimore janë bërë standard i rregullt, standard i përditshëm i kësaj qeverie dhe ministrave të saj. Është bërë rregull dhënia e kontratave dhe negocimi i tyre në tavolina kafenesh me miq e me dosta pa asnjë procedurë, pa konkurrencë, pa asnjë transparencë. Raporti për vendin e thotë se gjatë vitit 2022, 21.8 për qind e kontratave apo 78,5 milionë euro janë nënshkruar me negocim të drejtpërdrejt, pa publikim e pa njoftim e pa kontratë”, deklaroi ajo.

Në seancë të jashtëzakonshme për themelimin e komisionit hetimor për kontratat një-burimore, Deliu-Kodra shtoi se qytetarët kanë të drejtë të dinë se ku po shkon buxheti i vendit.

“ Qytetarët kanë plotësisht të drejtë të dinë se ku shkojnë taksat e tyre, kanë plotësisht të drejtë që të informohen se ku shkojnë paratë e tyre. Sepse në vend që këto taksa të tyre të përfundojnë në çerdhe, në kopshte për fëmijë, në shkolla, në spitale, në parqe e rrugë, fatkeqësisht taksat e qytetarëve po përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe natyrisht se këtyre pretendimeve duhet të ju japim përgjigje”, përfundoi ajo.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci