Të fundit

Abdixhiku: Derisa po flasim, dikush në VV është duke nënshkruar një tender sekret

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përgëzuar deputeten Hykmete Bajrami për nisjen e iniciativës rreth hetimit të kontratave njëburimore.

Këto kontrata, sipas tij, kanë një emër “tender sekret”.

“Ajo që po provojmë të bëjmë këtu, dua të përgëzoj deputeten Bajrami që ka nisur këtë inciativë, është përshkrimi i një praktike të shpërndarë në gjithë sistemin publik të Kosovës. Kjo praktikë ka një emër, dhe i thonë tender secret. Tenderët sekret janë shpërndarje e pares së shtetit, prej buxhetit të operatorët, bizneset, pa asnjë procedurë, garë, drejt për së drejti marrëveshjet direkte.” – ka thënë ai.

Sipas tij, edhe derisa po flitej në Kuvend, dikush nga VV-ja ka qenë duke nënshkruar një tender secret.

“Sot teksa flasim, dikush në VV është duke nënshkru, jo përgatit, një tender sekret. Kjo praktikë po rritet, vitin e parë ishin 30 milionë euro, vitin e dytë u bënë 70, në vitin e tretë 109 milionë euro tender sekretë.” – tha ai.

Tutje, Abdixhiku u shpreh se 13 herë, një kompani e vetme, është ulur me një përfaqësues të ndërmarrjes publike, e ka marrë tender sekret. Ose në MPB, 15 milionë euro për shërbime të IT-së.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci