Të fundit

Gjilani bën goditje në merkato, merr ish-mesfushorin e Shkëndijës

Shqipërim Taipi do të jetë pjesë e Gjilanit. Vetë klubi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se 27-vjeçari ka firmosur dhe është vënë nën urdhrat e Gentian Mezanit.

Taipi do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën e  Gjilanit, që këtë edicion po lufton për qëndrimin në elitën e futbollit dardan. Së fundmi, Taipi ishte pjesë e skuadrës Kaspiy në Kazakistan, ku luajti 12 ndeshje, duke shënuar dhe 1 gol.

Në të shkuarën mesfushori ka qenë pjesë e Kukësit dhe Skënderbeut në Superiore, ndërkohë që ka luajtur dhe me Shkupin dhe Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci