Të fundit

Prishtina fiton me fat ndaj Besëlidhjes, Trepça e pret në gjysmëfinale të Ligës Unike

Prishtinën e ka ndihmuar fati në sekondat e fundit për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës Unike.

Bardhekaltrit shënuan fitore në sekondat e fundit ndaj Besëlidhjes, me rezultat 79:80.

Besëlidhja kishte mundësinë për të barazuar rezultatin nga gjuajtja e lirë, e më pas iu dha mundësia edhe ta mposhte Prishtinën por gjuajtja e fundit nuk ishte e saktë.

Prishtina zhvilloi një pjesë të parë shumë të dobët por u rikthyen në pjesën e dytë, për të siguruar më pas fitoren.

Në gjysmëfinale Prishtina do të përballet me Trepçën, që mbrëmë mposhti Kamzën.

Që të dy gjysmëfinalet përbëhen nga katër skuadra kosovare. Në njërën anë do të përballen Prishtina e Trepça, teksa në anën tjetër do të përballen Ylli me Pejën.

Finalja e Final 8 të Ligës Unike do të zhvillohet ditën e diel në Vlorë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci