Të fundit

Tentim-vrasje me armë zjarri, shpëton mrekullisht avokati

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Memaliaj të Shqipërisë, ku siç raportohet shënjestra ka qenë një avokat.

Bëhet fjalë për avokatin Andrea Zotaj, i cili i ka shpëtuar breshërisë së kallashnikovit.

Mësohet se ai po udhëtonte me makinë me nipin e tij kur një person i ka bërë pritë dhe ka qëlluar në drejtim të tij.

Nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar ndërsa autori është shoqëruar në polici.

Dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt për çështje pronash. I vëllai i avokatit Zotaj ka patur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci