Të fundit

Arrestimi i pronarit të “shkollës online” në Gjilan, detaje të reja për operacionin policor

Dokumente, bizhuteri, një veturë e dy pasaporta janë konfiskuar gjatë një bastisje të Policisë së Kosovës në pronat e Driton Ajetit, pronarit të një “shkolle online” në Gjilan të enjten, tha Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të premten, Policia bëri të ditur se gjatë kontrollit në pronat e Ajetit janë konfiskuar edhe disa pajisje elektronike dhe një telefon celular.

“Gjatë kontrollit te i njëjti i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: disa dokumente, disa stoli-bizhuteri të dyshuara, disa paisje elektronike, një veturë, dy pasaporta  dhe një telefon celular”, thuhet në raportin policor, raporton Paparaci.

Mbrëmjen e kaluar, Paparaci raportoi për arrestimin e Ajetit, pronarit të platformës private “Shkolla Shqipe”.

Ajeti u arrestua nën dyshimin për mashtrim, tha prokurori Agron Uka.

Uka, tha se hetimet ndaj Ajetit mund të zgjerohen në drejtim të veprave të tjera penale, si zhvatja apo ndonjë tjetër.

“Ai u arrestua para pak çastesh, derisa dyshohet për veprën penale të mashtrimit. Gjithsesi, priten ekspertiza të tjera, duke thënë që nuk mund të thuhet tutje për akuza të reja potenciale, pra zhvatje ose ndonjë tjetër”, tha Uka.

Arrestohet pronari i një “shkolle online”, dyshohet se mashtroi mbi 400 persona – i kapet ari fals

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci