Të fundit

Bajrami i reagon Muratit: Çka ke bërë për sektorin privat, taksat i shpërndave si karramele

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i cili bëri sot një postim ku tha se qarkullimi i biznesveve në muajt janar dhe shkurt ka shënuar rritje për 4.8 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Bajrami e pyeti  Muratin për kontributet në sëktor privat, duke shtuar se “ju ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karrameleve”.

Sipas Bajramit, në mandatin e Qeverisë Kurti, investimet kapitale të niveli qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, bizneseve u është dyfishuar tatimi në pronë, u është rritur çmimi i energjisë dhe eskporti në vitin 2023 është 6 përqind më i ulët se ai i vitit 2022.

“Bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajt kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët 📉 se ai i vitit 2022”, ka shkruar Bajrami.

Reagimi i Bajramit vjen pas një interviste të Ministrit Murati,për ekonominë në vend, ku ndër të tjera u tha se mbyllja e bizneseve është në rritje.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci